Transmetuar më 26-06-2017, 11:21

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Itali, ndërsa një tjetër mbetet i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Cavallermaggiore, pranë Piemontes.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal nate, ku nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Bëhet me dije se një makinë u afrua në mjetin ku ndodheshin dy shqioptarët dhe prej aty u qëllua me të shtëna pistolete.

Si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen e menjëhershme njëri nga shqiptarët, ndërkohë që tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tyre. /a.y/noa.al