Transmetuar më 26-06-2017, 09:34

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur gëzimin e përligjur, nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve ku Partia Socialiste po shkon drejt fitores së ndjeshme në të gjithë vendin, me përjashtim të Kukësit, ku është në epërsi Partia Demokratike.

Ai ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shkruhet 75+, aq sa deri më tani nga të dhënat paraprake numërohen edhe mandate deputetësh socialist.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, shkruan Rama, i cili po shkon drejt një mandati të dytë si Kryeministër. /a.y/noa.al