Transmetuar më 26-06-2017, 09:25

Në tre qytete, Pukë, Memaliaj dhe Libohovë, ka përfunduar numërimi i votave duke shpallur fituese Partinë Socialiste.

Në Pukë, Partia Socialiste ka marrë 4287 vota, Partia Demokratike 1333 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 597 vota.

Në Libohovë, PS ka marrë 1484, PD 897 vota dhe LSI 419 vota.

Fitore të ndjeshme ka shënuar dhe në Memaliaj ku PS ka marrë 4036 vota.

Ndërkohë PD ka marrë 1408 dhe LSI 1200 vota. /a.y/noa.al