Transmetuar më 25-06-2017, 23:55

Një konflikt mes të rinjsh është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Konflikti mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugën e Elbasanit në afërsi të vendit të njohur si "7 Xhuxhat", ndërsa policia raporton për të plagosur dhe të shoqëruar në polici.

Si pasojë e këtij konflikti janë dëmtuar lehtë shtetasit E.Ç., dhe A.A., të cilët pas mjekimit në spital janë shoqëruar në Komisariat.

Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ardhur për motive banale.