Transmetuar më 25-06-2017, 23:40

Në qytetin e Durrësit numërimi i votave në 4 KZAZ, do të nisë në orën 5 të mëngjesit.

Mësohet se komisionerët e forcave politike në vend kanë shfaqur shenja lodhje dhe kanë kërkuar shtyrje e  fillimit të numërimet.

Gjithashtu mësohet se dy forcat PS dhe PD kanë bërë një marrëveshje mes tyre që numërimi të nisë në mëngjes.

Numërimi i kutive të para deri tani ka nisur në Bashkinë e Pustecit dhe në rrethin e Hasit.

Mbi 3 milionë qytetarë shqiptarë kanë pasur gjatë ditës së sotme të drejtën e votës për të zgjedhur parlamentin e ri./a.k/noa.al/

NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017