Transmetuar më 25-06-2017, 22:51

Afro tre orë pas përfundimit të procesit zgjedhor, ka nisur numërimi i votave në tre nga tetë qendrat e votimit të bashkisë Pustec në Pogradec.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se këto tre qendra votimi janë të parat që nisën në rang kombëtar procesin e numërimit të votave.

Qendrat e votimit u ngritën te Qendra Shëndetësore e Bashkisë Pustec si dhe në zonat përreth.

Në bashkinë Pustec ishin regjistruar për të votuar 4349 persona. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Pas mesnate pritet që numërimi të nisë edhe në pjesën më të madhe të kutive të votimit në të gjithë vendin. 

Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017 si më poshtë:

Zona zgjedhore qarku Berat 7 (shtatë) mandate

Zona zgjedhore qarku Dibër 6 (gjashtë) mandate

Zona zgjedhore qarku Durrës 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Zona zgjedhore qarku Fier 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 (pesë) mandate

Zona zgjedhore qarku Korçë 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Zona zgjedhore qarku Kukës 3 (tre) mandate

Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 (shtatë) mandate

Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 (tridhjetë e katër) mandate

Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 (dymbëdhjetë) mandate