Transmetuar më 25-06-2017, 21:42

Dalin detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në Shëngjin të Lezhës pas një konflikti midis disa personave përpara ambjenteve të restorant “Detari”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 10:15, ndërsa nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani , ka rezultuar se ka qenë një konflik  midis dy grupesh personash, i cili  fillimisht ka nisur si  debat verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e me mjete të forta mes tyre , si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale,  është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit:

–  G.M. 25 vjeç,  banues në  Lezhë

–  S. N. 19 vjeç, banues në  Lezhë

– D.N. 20 vjeç , banues në  Lezhë

Po kështu në vijim të  veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i  pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi , janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të rregjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.

Në vëndin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një  automjet i  tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri.

Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur.

Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/