Transmetuar më 25-06-2017, 21:13

Gjatë ditës së sotme në Korçë dy persona janë regjistruar dy incidente ku një person ka shkelur rregullat e votimit pasi fotografoi votën e tij, ndërsa një tjetër ka votuar dy herë, ndërsa ishte në detyrë si anëtar komisioni.

Gjatë ditës së sotme rreth orës 14.30 është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së votimit nr.3665/1, e cila ndodhet tek Shkolla 9- vjeçare «Sotir Gurra», ZAZ 72, se është bllokuar procesi i votimit pasi nga anëtarët e komisionit të qëndrës së mësipërme është konstatuar një shtetas i cili po fotografonte votën e tij.

Me vendimin nr 2 të datës 25.06.2017, të Komisionit të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë kanë hyrë në qendrën e votimit ku nga kryerja e veprimeve të para, rezulton se  shtetasi Enea Kambo, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek vendi i fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet ka bërë fotografimin e fletës së votimit, veprim që është parë nga anëtarët e komisionit.

Shtetasit të mësipërm i është bllokuar nga Komisioni, fleta e votimit dhe në këtë moment ky i fundit, menjëherë është larguar nga Qendra e Votimit.

Nga ana e Policisë, në konsultim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u kryhen veprimet e para proceduriale në përfundim të të cilave u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm për veprën penale : "Shkelja e fshehtësisë së votimit".

Në një tjetër rast po në Korçë, nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Andimjano Ravolli, 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç-Korçë ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve.

Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit  me nr 3736/1 të fshatit Barç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme./a.k/noa.al/ NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017