Transmetuar më 25-06-2017, 21:04

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka rinovuar edhe me një vit me skuadrën franceze të Nicë.

Sezoni që lamë pas ishte fantastik për të me skuadrën franceze ku e ndihmoi me 15 gola të shënuar ku arriti që të kualifikohej edhe në Ligën e Kampioneve.

Njoftimi për rinoviomin e ka dhënë vetë klubi në një komomunikim zyrtar.

Gjatë këtyre ditëve emri i tij u lakua shumë në merkaton e kësaj vere pasi kërkohej nga disa skuadra.

Me sa duket sulmuesi italian ka vendosur të zhvillojë edhe një sezon tjetër me skuadrën ku kaloi periudhë “të artë”, pas luhatjeve me disa skuadra./a.k/noa.al/