Transmetuar më 25-06-2017, 20:47

Një konflikt verbal ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një qendër votimi në fshatin Xarë në Konispol.

Policia ka shoqëruar V.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Xarë, Konispol.

Gjatë kohës që ky person ka shkuar për të votuar bashkë me nënën dhe nipin e tij në qendren e votimit Nr. 4731/2 në shkollën 9-vjeçare të fshatit Xarë, Konispol, është konfliktuar verbalisht me kryetarin e komisionit, shtetasin F.S., 58 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për motive të dobëta.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurori./a.k/noa.al/ NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017