Transmetuar më 25-06-2017, 19:03

Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër në një kompleks pishinash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të pasdites së sotme, në lagjen "Bahçallëk".

Më konkretisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë Ranko Th., 22 vjeç, banues lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Policia thotë se nga hetimet paraprake ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. /a.y/noa.al