Transmetuar më 25-06-2017, 18:42

Një konflikt i nisur mes dy personave në një Qendër Votimi në Berat, ka përfunduar me një person të gjakosur.

Edmond Hoxha është konfliktuar me një person tjetër, duke bërë që të mbetet i plagosur dhe i gjakosur.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme në qendrën e votimit në Uznovë të Beratit, ku Hoxha raportohet të jetë dhunuar nga një polic privat.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, ndërkohë që policia po heton për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/

NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017