Transmetuar më 25-06-2017, 18:17

Rasti i një të moshuare ka bërë bujë në rrjetet sociale sot. Edhe pse me paterica, ajo ju drejtua qendrës së votimit për të kryer të drejtën e saj kushtetuese.

87-vjeçarja u përball me një të papritur teksa nuk është lejuar të votojë pasi me vete kishte marrë një fotokopje të kartës së identitetit dhe jo ID-në origjinale.

Lajmi është shpërndarë me gjithe foton e gruas së moshuar nga fotografia Ivana Dervishi, ndërsa shkruan më tepër detaje lidhur me këtë ndodhi.

“Kjo gjyshe 87-vjecare, e cila kishte shkuar për të votuar edhe pse me dy paterica, nuk arriti ta ushtrojë të drejtën e saj të votës për shkak se kishte marrë vetëm fotokopjen e kartës së identitetit.

Kur e pytën pse nuk kishte marrë kartën, tha që ishte shumë lart në sirtar dhe nuk e arrinte dot. E mërzitur që nuk votoi dot, u largua po ngadalë nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit qe votonte”, tha djali i të moshuarës.