Transmetuar më 25-06-2017, 17:17

Nuk kanë të ndalur rastet e fotografimit të votave, gjatë procesit të votimit. Më i fundit është shënuar në Vlorë, ku policia ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimin penal për R.M., 54 vjeç.

Ndaj tij, rreth orës 13:30 në polici është bërë depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ka fotografuar fletën e votimit.

Por në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e komisionit të qendrës së votimit Nr. 4495/1 me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini” që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka grisur fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi.

Ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. /a.y/noa.al