Transmetuar më 25-06-2017, 17:09

Shoqërohet në polici një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë.

Bëhet fjalë për Andimiano Ravolli, i cili dyshohet se ka votuar dy herë në qendrën e votimit 3736b në fshatin Barç.

Mësohet se Ravolli ka votuar një herë në qendrën e votimit ku ishte komisioner dhe një herë tjetër në qendrën ku ishte i regjistruar.

Dyshohet se edhe një person tjetër është prangosur në Korçë, i cili akuzohet se blinte vota. /a.y/noa.al

Foto ilustruese, nga nje qender votimi ne Tirane