Transmetuar më 25-06-2017, 17:00

Një person i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Novosej të Kukësit pas një konfontimi mes autorit dhe disa klientëve të një lokali.

Mësohet se incidenti u regjistrua në lokalin e shtetasit Dashamir Tocilla, eksponent i LSI-së. 

Policia e Kukësit njofton se në lokalin e tij, kanë hyrë  disa persona të paidentifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë  me Administratorin  e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N.

“Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga ata, ku njëri prej tyre  ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë  në tavan të lokalit”, sqaron policia vendore e Kukësit. 

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lëndaur në njerëz. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar më shumë rreth dinamikës dhe autorëve. /k.k/noa.al/