Transmetuar më 25-06-2017, 16:37

Kanë qenë disa rastet e denoncuara të fotografimit të votës në qendrat e votimit. Në rrjetet sociale po bëjnë bujë, disa fletë votimi të fotografuara nga zgjedhësit.

Mes tyre krahas shenjës për partinë e preferuar, ka pasur edhe traste ku shprehen mendime dhe indinjatë brenda.

“Hajdutët” shkruhej në një fletë votimi, ndërkohë që në një tjetër nga qarku i Shkodrës shkruhej “Jozefina Topalli”, si shenjë indinjate ndaj mos kandidimit të saj për deputete. /a.y/noa.al