Transmetuar më 25-06-2017, 16:24

Kryeprokurori Adriatik Llalla komentoi sot nga Shkodra, incidentin e ndodhur në Lezhë, ku mbeti i plagosur një simpatizant u Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke folur sot nga Shkodra, ai tha se janë grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës, por në përgjithësi deklaroi se situata paraqitet e qetë.

“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme pavarësisht ngjarjeve të fundit është e qetë. E rëndësishme është që qytetaret të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte”, u shpreh Llalla. /a.y/noa.al