Transmetuar më 25-06-2017, 15:46

Pamjet shokuese tregojnë se si një avokat goditet vetëm me një grusht dhe humb ndjenjat, gjatë një debati me një grup grash. 

Videoja mendohet të jetë regjistruar në Argjentinë, dhe në të nuk tregohet shkaku i debatit jashtë derës së një klubi nate. 

Personi i veshur me një këmishë të bardhë duket se është përfshirë në një grindje të ashpër me një grup femrash. Në një moment ai thotë: “Më raporto nëse dëshiron, unë jam avokat”. 

Por menjëherë pas saj shfaqet një djalë i cili vetëm me një grusht e hedh në tokë avokatin, që mbetet i shtrirë pa ndjenja. Ndërsa femra që e shoqëronte i bërtet “idiot”.