Transmetuar më 25-06-2017, 13:52

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në periferi të kryeqytetit. Dy fëmijë të moshës 10 vjeç S.B., dhe 11 vjeç A.B., kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Erzen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, kur tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se tek ura në fashatin Mënik, në lumin Erzen duke u larë janë mbytur dy fëmijë të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar dhe nuk kanë mundur të dalin dot.

Bashkë me ta ka qenë edhe një moshatar, i cili ka arritur të shpëtojë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe polumbarët për të ndërhyrë për të nxjerrë trupat e të miturve./b.l/noa.al/