Transmetuar më 25-06-2017, 12:50

Dëmtohet në qendrën e votimit një person në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Qendrën e Votimit Nr. 2345.

H. Kërçyku 39 vjeç, teksa kishte shkuar për të votuar, ka rënë aksidentalisht nga shkallët e QV në shkollën "Ali Agjahu".

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Bazuar në deklarimet e të dëmtuarit dhe dëshmitarëve, gjithçka ka qenë aksidentale. /a.y/noa.al

Foto arkiv