Transmetuar më 25-06-2017, 12:35

Ish-­trajneri i Kombëtares Shqiptare nuk e ka lënë akoma Shqipërisë. Sot, De Biasi ka ushtruar të drejtën si shtetas shqiptar duke votuar për zgjedhjet parlamentare 2017.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

Gianni De Biasi u pajis me pasaportë shqiptare në muajin prill të vitit 2015, pak muaj para se të sigurohej kualifikimi historik i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Francë 2016”. /b.l/noa.al/