Transmetuar më 25-06-2017, 12:10

Një sherr i ndodhur mes një grupi të rinjsh në Tale të Lezhës, ka rrezikuar të mbyllej tragjikisht, pasi janë tentuar të vriten dy persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku mes Eden Trokthit, 20 vjeç, banues në Laç,e E.N., 16 vjeç dhe N.N., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, ka patur një konflikt të çastit.

Pas debatit me fjalë Trokthi, ka tentuar të vrasë dy të rinjtë duke përplasur me automjetin e tij me shpejtësi të lartë, me dashje dhe në mënyrë të drejpërdrejtë, automjetin e ndaluar të shtetasit N.N.

Në atë moment pranë automjet, kanë qenë shtetasit N.N., dhe E.N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N.N., i cili ka qenë brenda në automjet, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet e lartpërmendura të dëmtuara.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Eden Trokthi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

20-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Policia thotë se nga hetimet e kryera konflikti nuk ka lidhje ne zgjedhjet, dhe se për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës. /a.y/noa.al