Transmetuar më 25-06-2017, 11:46

Një person në kryeqytet ka tentuar të hyjë me celular në dhomën e fshehtë para se të votonte, por është ndaluar nga komisionerët.

Ngjarja është regjistruar në degën nr.5 në Tiranë në qendrën e votimit 29/2 në ambjetet e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorës e lirisë”. Personi i ndaluar është kapur duke fotografuar votën e tij dhe për këtë janë thirrur efektivët e policisë për ndërhyrjen e këtij rasti.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në ambientet e qendrës së votimit ka arrestuar personin në fjalë, ndërsa u bllokua për rreth 35 minuta edhe qendra e votimit deri në sqarimin e plotë të situatës.

 Ka qenë kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Besa Petriti që ka bllokuar qendrën e votimit në njësinë nr. 5 pasi sipas saj një qytetar simpatizant i LSI-së ka fotografuar votën.

“Live nga qendra e votimit 1829/2 te shkolla “Deshmoret e Lirise”, Njesia Administrative nr.5. Komisioneret e Partise Demokratike bllokojne komisionin dhe denoncojne fotografimin e votes’, shkruan Petriti në një status në faqen e saj në Facebook./b.l/noa.al/