Transmetuar më 25-06-2017, 09:12

Gianni De Biasi është larguar nga stoli i Kombëtares Shqiptare të Fubtollit dhe ditën e djeshme i është akorduar një çmim mirënjohje. E sigurisht që nuk mund të mos mungonte një intervistë e shkurtër nga tekniku italian.

De Biazi u shpreh se Shqipëria sot është një kombëtare e kërkuar nga trajnerë të njohur të cilët e shohin si një mundësi për t’u reklamuar akoma më shumë.

“Presidenti Duka do të bëjë një kërkim të kujdesshëm dhe nuk do të lërë pas dore asnjë detaj. E rëndësishme është që trajneri i ri të jetë një zgjedhje e mirë që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet. E kam ende të nxehtë telefonin, sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot kuqezinjtë janë një skuadër që u japin mundësinë trajnerëve të reklamohen, sepse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Europianin e ardhshëm dhe janë të shumtë ata që interesohen”, u shpreh De Biazi.

I pyetur për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë, ai zgjodhi të përgjigjej me batutë duke përmendur tre trajnerë italianë të niveleve më të lartë: “Lipi, Kapelo ose Trapatoni".