Transmetuar më 25-06-2017, 08:30

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë dhunuar me sende të forta një tjetër person.

Sipas burimeve nga policia mësohet se në kërkim janë shpallur A. S., 43 vjeç dhe  A. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shpallja e tyre në kërkim ka ardhur pasi këta persona dyshohet se rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë dhunuar 45 vjeçarin Ylli Murati, i cili është komisioner i LSI-së në një nga qendrat e votimit në Kashar.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. /b.l/noa.al/