Transmetuar më 25-06-2017, 07:15

Një efektiv policie i caktuar për të ruajtur një qendër votimi në Dishnicë të Korçës ka vrarë veten me armën e  shërbimit.

Inspektori Ameli Vila, 50-vjeçar nga  Maliqi ishte caktuar në qendrën e votimit 3733 në një shkollë 9-vjeçare në Dishnicë.

Ngjarja ka ndodhur pasi gjatë një kontrolli nga patrulla e policisë, Vila nuk është gjetur në vendin e punës dhe pasi është rikthyer ka nxjerrë armën dhe është vetëqëlluar para kolegëve në oborrin e shkollës.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/