Transmetuar më 24-06-2017, 22:37

Moderatori i njohur i ekranit shqiptar Blendi Fevziu, ka falënderuar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni de Biasi për kontributin e dhënë pas dorëheqjes së tij.

Tekniku italian mbylli sot me një ceremoni marrëdhënien e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sipas Fevziut, De Biasi largohet krenar pas epokës kuqezi.

Fevziu shkruan se “kualifikimi në Francë 2016, e ka futur përfundimisht De Biasin në historinë e futbollit tonë”.

Postimi i Blendi Fevziu:

“Xhani De Biazi mbylli sot me nje ceremoni marredhenien e tij me FSHF. Ne 5 vite e gjysem ai arriti aq shume fitore dhe sot mund te largohet krenar. Kualifikimi ne France 2016 e ka futur perfundimisht ne historine e futbollit tone. Faleminderit Mjeshter.”-/a.k/noa.al/