Transmetuar më 24-06-2017, 09:36

Ligjvënësit në "New Hampshire" të SHBA patën përplasje me njeri tjetrin për të mbyllur një vrimë ligjore, e cila në letër, u lejon grave shtatzëna që të kryejnë vrasje pa asnjë pasojë ligjore.

Yahoo shkruan se legjislatura e këtij shteti e udhëhequr nga republikanët kishte kaluar një ligj i cili determinonte se një "fetus njerëzor të definohet si person pas 20 javësh shtatzëni".

Çdokush që shkakton vdekjen e një fetusi 20 javësh do të përballej me akuza të vrasjes në shtetet amerikane. Gjuha në ligjin në fjalë kishte disa probleme me fjalët dhe shprehjet gramatikore që aksidentalisht dhe pa dashje u lejonte grave që të vrasin këdo që duan pa u ndëshkuar nga ligji.

Edhe pse ka ligje të tjera që do ta ndalonin gratë shtatzëna që të kryenin vrasje, mediat dhe publiku amerikan reagoi dhe ligjvënësit u detyruan që të reagonin duke përmirësuar ligjin në themel.