Transmetuar më 24-06-2017, 09:07

Zakonisht, pas ngrënies së portokallit ju e hidhni lëkurën e tij. Por, duhet të dini se ato përmbajnë më shumë vlera ushqyese se sa vetë tuli i portokallit.

Herën tjetër, kur të hani portokall mos e hidhni lëkurën sepse mund t’i përdorni në një mënyrë shumë të dobishme: të mbani trupin në formë.

Ato janë shumë efektive në humbjen e peshës për shkak të përmbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.

Përbërësit: 1 lugë gjelle lëkurë portokalli (të thara), 1 gotë ujë i nxehtë, 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Shtoni lëkurën e portokallit në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta.

Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë në një filxhan. Shtoni më pas edhe mjaltin sipas dëshirës. Mund të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli. /b.l/noa.al/