Transmetuar më 23-06-2017, 20:33

Këngëtari shkodran Frederik Ndoci, i njohur për zërin e tij karakteristik, u vlerësua pak ditë më parë me titullin “Mjeshtër i Madh” , e megjithatë ai shprehet kundër vlerësimeve pa kriter nga presidenti.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Frederik Ndoci shkruan se presidenti i ardhshëm duhet të shpikë sipas tij tituj të tjerë ose t’ua heqë të gjithëve.

Postimi i Frederik Ndocit:

‘Do deshiroja qe presidenti i rradhes ose te shpike nje medalje te re, ose ti vlersoje te 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshter i Madh nga -100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne”jete note”, ose me kene vertet burre t’ua heq te gjitheve, ose tua marre mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin.:

MJESHTER I MADH

per motivacionin:

Me ka bere 200000 like ne fb

nuk me ka ofenduar ne instagram e tëiter.

ka dale 5 here ne metingje pa para,

ka hyre 11 here ne cadrat e greves se urise dhe ka paguar ushqim per te gjithe.

Me ka pershendetur 28 here z.X ne rruge,

ka dhene 105 kafe te gjith deputeteve, (tane)

ka bere 19 darka per kryetaret e partive nder rrethe

ka mbydhur syte kur me ka pare me x femer

me ka dhene falas para per kazino

ia kemi marre pronat dhe nuk i kerkon mbrapsht

Ia kemi prere energjine me miljona here dhe ka ndez qirinjte

I kemi marre me mijera fidane kannabis dhe prap mbjedh

ja kemi q..e robt dhe prap na i sjell

e kan kap 20 here me coccaine dhe ai nuk tregon asnje nga ne

Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshem per partine

Mban emblemen e partise ne makine ne xhakete ne dyqan ne are dhe ne shtrat

ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder metingje

Nuk na ka kerkuar as nje vend pune

Vishet me kollare e kostum sa here kaloj un

Heq miliona lypes nga rruga, supermarket dhe para selise se partise

Ka ardhe 2020 here per yftar..

Ka 30 fb me emra anonim etj

Me ka kompozu nje kange per fushat

Ka qare sa here kemi humbur para dhe zgjedhje

Nuk ka marr pjese ne funeralin e deputetit x-y

Ka shkru ma shume bejta se vargje Gjergj Fishta nder poema

I vijne rroba nga jashte

Ka tritol

e kam kushuri te 9-te

Ka divorcuar gocen e trathtarit te partise

mban portretin e enverit ne telefon

ka 26 vite qe vjedh vota dhe i fut ne kutit tona

asht numrues votash i ndershem se nuk din me numru vec deri ne 10

asht burri i nje gjykatese, ne gjykaten e nalte.

si punon te shoqit...............makina e rrojes./a.k/noa.al/