Transmetuar më 23-06-2017, 19:29

Një video e cila është bërë virale në internet, ka përlotur sytë dhe ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Pamjet e mëposhtme na vijnë nga Vietnami dhe në të shihen dy fëmijë të braktisur nga nëna e tyre.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen, është fakti që vëllai i madh 6-vjeçar kujdeset për vëllanë ende foshnje, duke mos e braktisur për asnjë moment.

Kalimtarët e rastit, kur kanë parë skenën prekëse kanë telefonuar menjëherë policinë, ku këta të fundit kanë nisur kërkimin për prindërit e të miturve.

“Ata janë braktisur nga nëna në orën 5 të mëngjesit para dyerve të një kishe, ndërsa nuk pushonin së qari”, ka thënë një nëpunës lokal.

Ngjarja e trishtë është treguar me lotë në sy nga vëllai i madh 6-vjeçar i cili është në gjendje shoku.

Më poshtë keni videon:/a.k/noa.al/