Transmetuar më 23-06-2017, 18:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar në Beograd me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ajo ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Grabar Kitaroviq kanë biseduar në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdheniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me presidenten kroate ka biseduar për problemet konkrete dhe se është shumë i kënaqur me takimin, transmetojnë mediat kosovare. Ndërkaq ajo që ka rënë më së shumti në sy ka qenë veshja e presidentes kroate. E para e shtetit kroat është shfaqur në Beograd e veshur kuqezi.

Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht apo presidentja kroate thjesht është ndjerë mirë me atë veshje.

Gjatë vitit të kaluar, presidentja ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.