Transmetuar më 23-06-2017, 18:32

Një burrë transgjinor është në pritje të fëmijës së tij të dytë, 4 vite pasi nisi tranzicionin për t’u shndërruar nga femër në mashkull. 29 vjeçari Kaci Suillivan nga Winsconsin ka një djalë 5 vjeç, të cilin e solli në jetë teksa jetonte ende si femër. Tashmë ai shprehet i ngazëllyer që do të sjellë në jetë një bebe si mashkull.

Kaci mbeti shtatzënë pas 6 muajsh tentativash me të dashurin e tij Steven, pasi bëri një pushim nga marrja e hormoneve mashkullore, në mars të 2016 për arsye shëndetësore. Sot 4 muajsh shtatzënë ai thotë se shtatzënia e dytë si mashkull është një eksperiencë edhe më e bukur sesa e para.

"Kur mbeta shtatzënë me fëmijën tim të parë, isha ende në fazën tranzinore. Por tani trupi është përshtatur me mënyrën sesi ndihem dhe gjithçka shkon më mirë. Ndihem tepër i lumtur teksa shoh beben që rritet brenda meje", shprehet ai për Daily Mail.

Kaci ndihej i pakënaqur me gjininë e tij, deri në momentin që mësoi për komunitetin transgjinor kur ishte 18 vjeç.

“Unë nuk kam e ditur se çfarë ishte një ‘transgjinor’ dhe çfarë do të thoshte derisa isha në shkollë të mesme. Kam pasur ankth për gjininë time gjatë gjithë jetës time, derisa mësova për termin, si një adoleshent i vonë. Unë mendova mbi të për disa vite, deri në kohën kur isha 21 vjeç, e dija se isha trans, por nuk doja të merresha me të ose ta pranoja.

Isha i frikësuar të flisja me familjen time për këtë, për t’u marrë me kolegët e punës dhe për t’u përballur me vetë tranzicionin mjekësor. Kështu i varrosa ndjenjat e mia brenda meje dhe nuk flisja me askënd për këtë”, shton Kaci.

Në moshën 19 vjeç dhe ende duke jetuar si grua, Kaci takoi bashkëshortin e tij të ardhshëm dhe ngeli shtatzënë. Pas lindjes së djalit të saj Grayson, Kaci kuptoi se mënyra e vetme për të qenë prind i mirë për djalin ishte ndalimi i shtypjes së ndjenjave të tij, kështu që mori vendimin për të ndryshuar.

Tashmë Kaci me të dashurin aktual Steven, 27 vjeç, kuptuan se ata donin të shtonin familjen e tyre dhe filluan të provonin. “Ndalova marrjen e testosteronit për një kombinim të arsyeve shëndetësore dhe një dëshirë për të ruajtur pjellorinë time, pasi kam kërkuar një vëlla për Grayson dhe ja arrita”. /b.l/noa.al/