Transmetuar më 23-06-2017, 14:44

Eksperimenti i realizuar në minj tregoi se mund të realizohet një formë e kontrolluar e sëmundjes. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ruan memorien dhe aftësinë e të mësuarit.

Studiuesit amerikanë kanë identifikuar mekanizëm mbrojtës që redukton inflamacionin e trurit dhe sidomos që aktivizon një proces të quajtur “autophagy”. Autophagy është mekanizmi fiziologjik i mbijetesës që qeliza përdor për të eliminuar ose për të ricikluar pjesët e dëmtuara ose të panevojshme.

Grupi i studiuesve kreu një eksperiment në minj me një formë të kontrolluar të sëmundjes Alzaimer. Këto kafshë kishin të zhvilluara tre simptomat tipike të sëmundjes Alzaimer: probleme të kujtesës, pllaka amiloid dhe tangles neurofibrillary.

Minjtë u ushqyen me një dietë të pasur me vaji ulliri. Studiuesit gjetën një rritje të konsiderueshme në aktivizimin e autophagy në qelizat nervore, përgjegjës për reduktimin e pllakave amiloid.

Pas eksperimentit rezultoi se simptomat e Alzaimer u ulën ndjeshëm tek minjtë. Sipas studiuesve amerikan, kjo është një arritje e madhe.