Transmetuar më 23-06-2017, 12:39

Një zjarr që ra në një frigorifer, ishte shkaku që çoi në masakrën e vërtetë në kullën Grenfell, në Londër, e cila u shkrumbua e gjitha.

“Zjarri ne kullën Grenfell Tower në Londër erdhi nga zjarri që shpërtheu në një frigorifer, ndërkohë që masat e sigurisë rezultuan të ishin tërësisht te dështuara”­ ka thënë policia.

Ishte Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në katin e katërt u përfshi nga flakët.

Duke folur për “DailyMail”, një fqinje e Kebede tha se kishte qenë pikërisht ky i fundit personi që kishte ngritur alarmin.

“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora ekzaktësisht 12:50 e natës. Isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë”, tha ajo.

Sipas autoriteteve, izolimi në ndërtesë ishte gjithashtu një dështim, duke lejuar që zjarri të depërtonte në një kohë të shkurtër në të gjitha apartamentet e ndërtesës 24-katëshe.

Pas këtyre detajeve, hetimet mund të zhvendosen edhe në akuzën e vrasjes. Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 80 persona, dhe shumë të tjerë u plagosën. /k.k/noa.al/