Transmetuar më 23-06-2017, 11:33
Lufta në Irak po merr çdo ditë e më shumë jetë njerëzish të pafajshëm, shumë prej tyre edhe fëmijë.
Kjo video e dhimbshme, tregon momentin kur një fëmijë i uritur është shpëtuar brenda një shkolle të bombarduar në Mosul të Irakut. Ai është nxjerrë nga rrënojat i lodhur dhe i uritur, ndërsa familja e tij është vrarë.
Fëmija duke qarë u zbulua pasi ushtria hyri në qytetin e vjetër dhe tejet të populluar. Një ushtar dëgjohet duke shpjeguar se djali nuk kishte ngrënë për disa ditë, dhe se nëna e gjyshi i tij ishin vrarë në një shkollë në lagjen Bab Sinjar. /k.k/noa.al/