Transmetuar më 23-06-2017, 09:16

Jo të gjithë kanë dëshirë të hekurosin rrobat, sidomos gjatë muajve të verës. Por, teknologjia ka përparuar dhe për ta bërë një shërbim të tillë është shpikur një robot.

TEO është roboti i krijuar në Spanjë që përdoret për hekurosjen e rrobave.  Roboti ka të instaluar një kamera në kokë që i jep një paraqitje 3D të asaj që do hekurosë.

Roboti është i gjatë 1.80 metra dhe peshon 80 kg. Krijimi i tij ka filluar që në 2012, ndërsa nuk dihet se kur do të dalë në treg.