Transmetuar më 22-06-2017, 22:44
Publicitet

Nuk kanë të sosur telashet për një vajzë 18-vjeçare nga Gjilani i Kosovës e cila është bërë viktimë e keqpërdorimeve seksuale.

Ndaj saj ushtrohet dhunë jashtë dhe brenda shtëpisë.

Ajo ka probleme edhe me shëndetin mendor, ku rasti është i njohur për policinë dhe punonjësit socialë, njoftojnë mediat kosovare.

Ajo madje, për të mos dalë nga banesa, lidhet edhe me zinxhirë nga njerku i saj.

Disa persona janë dënuar për shkak se e kanë dhunuar, e disa të tjerë janë në procedura gjyqësore..a.k/noa.al/