Transmetuar më 22-06-2017, 22:27

Një dele në Afrikën e Jugut ka shokuar fshatarët në një provincë në lindje të vendit teksa ka sjellë në jetë një krijesë të çuditshme.

Fsahtarët mbetën të tmerruar kur kanë parë se delja sipas tyre kishte sjellë në jetë një krijesë gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë. Ata madje e kanë konsideruar si shenjë të Djallit.

Fotografitë janë përhapur në mënyrë të shpejtë në internet dhe rrjetet sociale.

Drejtori i Shërbimeve Veterinare në këtë vend, Dr. Lubabalo Mrëebi pranoi se në pamje të parë qengji i cili ka lindur i pajetë i ngjante një qenieje njerëzore por nuk kishte pjesët e njeriut.

Mrëebi tha se delja mund të jetë infektuar në fazat e para të shtatzënësisë nga ethet e “Rift Valley”.

Vlen të theksohet se një dele ka 28 çifte kromozomesh, ndërsa njerëzit kanë 23 çifte të tilla dhe kjo bën që bashkimi i vezëve të deles me spermën e njeriut të mos fekondohen.