Transmetuar më 22-06-2017, 21:15

Trajneri i Real Madridid Zinedine Zidane i ka vënë syrin mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci dhe kërkon transferimin e tij në Spanjë.

Mbrojtësi i kampionëvë të “Serisë A” dhe kombëtares italiane pëlqehet shumë nga trajneri francez dhe në këtë mënyrë situata bëhet e vështirë për Juventusin për ta mbajtur atë në skuadër.

Për mbrojtësin e talentuar më parë është interesuar edhe Chelsea që ka ofruar 55 milionë euro për shërbimet e tij.

Ditët në vazhdim do të përcaktojnë edhe të ardhmen e mbrojtësit italian./a.k/noa.al/