Transmetuar më 22-06-2017, 19:54

Tmerr në Greqi, shqiptari përdhunon gruan e shokut në sy të fëmijës

Një krim i rëndë ai që është denoncuar në Greqi, ku një grua bullgare, njoftoi policinë se ishte përdhunuar në sy të fëmijës së saj.

Ngjarja u raportua sot të ketë ndodhur të hënën në Agjio Pandelimona të Athinës, informon korrespondenti i NOA.al në kryeqytetin grek.

Gruaja, një emigrante 30-vjeçare nga Bullgaria, kishte njohje të mëparshme me burrin që thotë se e përdhunoi. Ajo pohoi se përdhunuesi ishte një 38-vjeçar shqiptar, shoku i të shoqit, edhe ai si e shoqja, emigrant nga Bullgaria.

“Ndodhesha në shtëpi kur papritur u përballa me burrin që e njihja pasi ishte shok me tim shoq. Ai mu vërsul në sy të fëmijës tim 5 vjeç dhe më përdhunoi në prezencë të tij”, - deponoi gruaja bullgare.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit dhe e arrestoi atë në shtëpi, pa rezistencë. /noa.al/