Transmetuar më 22-06-2017, 19:45

Një histori e bukur është prezantuar në mediat italiane, ku një i moshur në Itali i cili kishte humbur unazën e  martesës, është gjetur nga një djalë 11 vjeçar pas 17-vitesh.

Kjo gjë e ka emocionuar pa masë Giovanni Bulgarellan, një siçilian 72-vjeçar nga Trapani, i cili e ka rivendosur sërish unazën e tij të besnikërisë në gisht pas kaq shumë vitesh.

Siç raporton e përditshmja italiane “Il Giornale”, 72-vjeçari e kishte humbur unazën e tij të artë teksa ndodhej me pushime në bregdet dhe nuk kishte mundur ta gjente dot më.

Pak ditë më parë 11-vjeçari i quajtur Carlo ka shkuar me pushime në det, në të njëjtin vend ku i moshuari ndhej para 17 vitesh.

Teksa po notonte ai ka parë diçka të shndritshme dhe e ka marrë atë në dorë.

Në uniazë ndodhesin të shkruar emrat e çiftit dhe data e martesës ku falë këtyre të dhënave është bërë e mundur edhe dorëzimi i saj./a.k/noa.al/