Transmetuar më 22-06-2017, 19:32

Një vajzë 14-vjeçare nga Blackburn i Britanisë së Madhe ka vrarë veten për shkak se nuk ka mundur të kalojë dot traumën ndërsa ishte abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë.

Megan Hoyle ka pirë disa ilaçe të mamasë së saj dhe ka gjetur vdekjen 4 ditë më pas.

Ajo ishtë përdhunuar në moshën 12-vjeçare nga një adoleshent 17-vjeçar dhe pas kësaj ishte “zhytur” në depresion.

Vajza i ka dërguar një mesazh të fundit një mikes së saj, duke i treguar se ndihej e shkatërruar shpirtërisht dhe nuk gjente dot më forca për të vazhduar përpara.

Familjarët dhe miqtë e kanë përshkruajtur 14-vjeçaren si një vajzë të vetmuar dhe tepër inteligjente por ajo që i kishte ndodhur e kishte ndryshuar totalisht.

Vajza ndërroi jetë pasi qendroi 4 ditë në koma.

Nëna e saj ka treguar për mediat britanike se ajo i ishte kishte nisur një terapi për të kaluar traumën por duke mos i’a dalë dot./a.k/noa.al/