Transmetuar më 22-06-2017, 18:52

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Ema Andrea ka “shpërthyer” në lidhje me titujt e nderit që shpërndahen për artistët duke thënë se “çfarë kuptimi ka një titulli kur artisti nuk ka një status”.

Sipas saj një titull i tillë nuk ka kuptim  “kur një artist është i detyruar të 'zbatojë normën' sepse ndryshe mbetet pa rrogë, kur del në pension të pamjaftueshëm për tu vetmbajtur dhe kur punon në kushte çnjerëzore”.

Postimi i plotë i aktores Ema Adrea:

Tituj nderi per artiste ne ne vendin tone? Shume i shqetesuar opinioni! Ju pyes modestisht, cfare kuptimi ka nje titull kur artisti nuk ka status, kur nje artist pas nje rruge te gjate krijimtarie,sot ende punon ne kushte mbijetese,kur nje artisti i mbetet pak per te ruajtur dinjitetin, kur abuzohet me pasionin dhe deshiren per te patur mundesi krijimtarie, kur pas cdo arritje apo cmimi, nuk ndyshon asgje ne karrieren e tij, kur eshte i detyruar te 'zbatoje normen' sepse ndryshe mbetet pa rroge, kur del ne pension te pamjaftueshem per tu vetmbajtur, kur punon ne kushte çnjerezore? Kur ai qe ben 'gaveten' dhe ai qe ka 30 vite krijimtari jane njesoj! (Varet si i ke marredheniet me lepirjen) Koleget ne perendim(shume te permendur) kane krejt te tjera mundesi (edhe ata qe lepihen.) Shqetesim kush e merr titullin?? Jo!! Cdo titull humbet kuptimin dhe vleren ne kushtet reale ku jetojne e krijojne artistet! Ndaj, ta gezoje kushdo qe e merr! Me shume dinjitet per artistet dhe nga artistet! Ndryshe cmimet marrin vlere objekti mbi mobilje dhe kaq! Personalisht kam shume objekte qe sme hyjne ne pune vecse per te ndihmuar kujtesen!