Transmetuar më 22-06-2017, 16:17

Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka është në prag të martesës.

Ai i ka propozuar të fejuarës së tij Leonita Lekaj, ku i ulur në gjunjë dhe me unazë në dorë, ka bërë që ajo të përfundojë në lot.

Momente nga propozimi Graniti i ka publikuar në Instagram, duke shkruar “Ajo tha ‘PO’. Një top i artë është mrekulli, një grua e artë është parajsë! Zonja dhe Zoti Xhaka”.

Graniti dhe Leonita janë fejuar zyrtarisht prej më se një viti dhe duket se dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë.

Pak kohë më parë duke e uruar për ditëlindje Leonitën shkruante, “Për prindërit e tu unë mund të jem hajduti i engjëllit të tyre, por për mua nuk kishte si të ishte ndryshe. Për ty ja ka vlejt që të quhem i tillë! Të dua shumë bukuroshja ime, ❤ime dhe ishallah o Zot përjetë bashkë.” /a.y/noa.al