Transmetuar më 22-06-2017, 15:18

Ish-Kryeministri Sali Berisha, denoncon me video atë që e quan farsa elektorale e “Edvin Kristaq Ramës!”

Ai pretendon se kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist Kolonjë kërcënon punonjësin e bashkisë me vend pune, nëse nuk merr pjesë në fushatë.

Berisha publikon atë që e quan mesazh dhe video të qytetarit dixhital:

“Përshëndetje Doktor, po të dërgoj një video e cila tregon me zë dhe figurë se si kërcënon Pandi Cunge, kryetar i FRESH Kolonjë një punonjës të bashkisë me vendin e punës, nëse nuk merr pjesë në fushatë. Më poshtë keni videon dhe tekstin e bisedës. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendos menjëherë para ligjit këtë bandit të pushtetit që nuk njeh ligje dhe norma ligjore!

Pandi Cunge, kryetar i FRESSH Kolonjë: Po me kë ishe atje?

Punonjësi i bashkisë: Po me ata mo.

Pandi Cunge: E mo, mos më mashtro mua tani. Më vjen gjynah që do të marrësh veten më qafë.

Punonjësi i bashkisë: Po erdha mo, për Zotin.

Pandi Cunge: Ti bëj si të duash.

Punonjësi i bashkisë: Po s’më ke parë.

Pandi Cunge: (flet diçka, por s’e kuptoj)

Punonjësi i bashkisë: Po jam në punë.

Pandi Cunge: Jo, jo. Pasdite nuk je në punë. 3,4 e lart nuk je në punë. Do të djegësh veten, gjynah më vjen. Je djalë i mirë të djegësh veten më datë 26. Ti si të duash, e ke vetë në dorë. Po s’të dhimbset vendi i punës”. /a.y/noa.al