Transmetuar më 22-06-2017, 13:06

Policia e Tiranës publikon planin e masave në kuadër të mbylljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Duke filluar nga sot, në orën 17:00, e deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë.

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza".

Rruga "Abdyl Frashëri", nga kryqëzimi me rrugën "Ibrahim Rugova" deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rruga "Lek Dukagjini", nga Garda e Republikës deri tek Sheshi “Italia”.

Rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me rrugën "Papa Gjon Pali i II" deri tek kryqëzimi me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Po ashtu, edhe për disa linja të trasportit urban, do të ketë devijime.

Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga "Muhamet Gjollesha", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin rrugor "Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri".

Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi "Parisi" në rrugën e "Durrësit".

Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi "Uillson", do të spostohet përkohësisht në rrugën "Sami Frashëri", Bulevardi "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin rrugor "Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës"