Transmetuar më 22-06-2017, 11:53

Nga Apostol Vaso / Pëqasje.com

Njeriu nuk është dele, që të kërkojë të ngopet dhe të flejë në stallë. Njeriu është një qenie shoqërore, që kërkon të vlerësohet dhe të vlerësojë, të ndërtojë marrëdhënie dhe të ndjehet i vlerësuar.

Kjo ishte pak a shumë fjala e Edi Rames dje, në inaugurimin e Bulevardit te Ri. 

Shumëkush nga ne mund ta komentojë si ofezë dhe një frazë të pamenduar mirë nga ligjëruesi, që kërkon timonin për të bërë këtë ndryshim.

Opinionistët mund t’i vërsulen, që ai i bën bisht premtimeve të pambajtura.

Unë nuk e kam dashur Edi Ramën, as nuk e dua.

Por kur mua më kërkojnë të zgjedh, një rrogë më të lartë, apo një marrëdhënie më të saktë dhe në të mirë të shoqërisë, unë vendos për të dytën.

Në dreq pasuria dhe rrogat e larta, nëse unë nuk ndjehem që lëviz në një qytet, me qytetarë.

Në dreq postet dhe ofiqet, kur unë në çdo zyrë që shkoj, gjej njerëz që nuk e kanë mendjen tek halli që përpiqem të ndaj.

Në dreq celularët dhe kostumet e shtrenjta, kur unë kam probleme shëndeti dhe më shikojnë si miu kur bie ne çark dhe pagesa për të larguar ankthin dhe vuajtjen time, për menaxherët e spitaleve private, quhet hyrje e majme.

Në dreq makinat e shtrenjta dhe pushimet në vendet e bukura, kur unë sa dal nga shtëpia, shkel mbi plehra dhe më shikojnë si plehrë…Shkrimi i plotë

Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të Noa.al