Transmetuar më 22-06-2017, 11:26

Një familje u vu në rrezik serioz kur një luan i uritur filloi të sulmojë makinën me të cilën ata udhëtonin.

Ngjarja është filmuar në një park në Guatemala, ku familja kishte dalë për të eksploruar natyrën e egër.

Luani filloi të kafshojë gomën e pasme të makinës, edhe pse ishte në ecje.

Brenda makinës, personat bërtasin duke thënë se goma është shkatërruar.

Përgjegjësi i parkut ka thënë se ngjarje të tilla janë rrezik i vërtetë për njerëzit. /k.k/noa.al/